Home Aktualitet Gafa nga medi...

Gafa nga media malazeze, e cilëson Grida Dumën si Kryetare të PD-së: Ka energji opozitare

588
0

Ish-nënkryetarja e PD-së, deputetja Grida Duma është një nga zërat më të fortë të jetës politike në vend. Së fundmi, në një intervistë për median e Malit të Zi ”CDM”, kjo e fundit ka bërë një gafë, pasi e cilëson Dumën si kryetare të opozitës shqiptare.

Edhe pse Grida Duma është tejet aktive në jetën politike, ende ajo nuk e mban një post të tillë, pasi aktualisht në krye të PD është Sali Berisha, ndërsa ish-kryetari Basha shfaqet në raste të caktuara vetëm në seance plenare.

”Kryetarja e opozitës shqiptare, Grida Duma, tërhoqi vëmendjen e publikut malazez me daljen e saj të fundit dhe kundërshtimin e saj ndaj kryeministrit Edi Rama në parlament. Komentet në rrjetet sociale ishin “Nuk e kuptoj çfarë thotë kjo grua, por ne kemi nevojë për këtë lloj energjie opozitare në Mal të Zi””,-shkruan media në fjalë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit