Home Magazine Gjermani: Bas...

Gjermani: Bastisen shtëpitë e dy shqiptarëve të dyshuar për lidhje me sulmin në Vjenë vitin e kaluar

7
0

Prokuroria federale gjermane tha se policia bastisi të mërkurën mjediset e banimit të dy bashkëpunëtorëve të dyshuar të një xhihadisti, që vrau katër persona në një sulm me armë zjarri në Vjenë, nëntorin e kaluar.

Policia bastisi shtëpitë e shtetasit të Kosovës Blinor S. dhe shtetasit gjerman, Drilon G., të cilët dyshohet se nuk kishin raportuar planet për sulmin te autoritetet, thanë prokurorët.

Sipas tyre, të dy kanë pikëpamje radikale islamike dhe ishin në kontakt të ngushtë në rrjetet sociale me sulmuesin. Me gjithë bastisjet nuk pati të arrestuar.

Kujtim Fejzulai, një 20-vjeçar me shtetësi austriake, i cili gjithashtu kishte shtetësi të Maqedonisë së Veriut, u vra nga policia disa minuta pasi hapi zjarr në baret e mbushura me njerëz në Vjenë më 2 nëntor të vitit 2020.

Një nga viktimat e sulmit ishte një shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit