Home Bota Gjermania zhy...

Gjermania zhytet në recesion

30
0

Inflacioni i vazhdueshëm ka shtyrë Gjermaninë drejt recesionit për tre muajt e parë të këtij viti.

Ekonomia më e madhe e Evropës u ndikua kur furnizimet me gaz rus u shteruan pas pushtimit të Ukrainës, thanë analistët.

Ekonomia u tkurr me 0.3% midis janarit dhe marsit, tha zyra e statistikave.

Kjo pasoi një tkurrje prej 0.5% në tre muajt e fundit të vitit të kaluar.

Nën peshën e inflacionit të jashtëzakonshëm, konsumatori gjerman ka rënë në gjunjë, duke tërhequr të gjithë ekonominë me vete,” tha Andreas Scheuerle, një analist në DekaBank.

Çmimet e larta kanë rënduar mbi familjet gjermane duke bërë që të ulen shpenzimet për të ushqimin, veshmbathjet dhe mobiljet. Ulje të shitjeve ka pasur dhe për industrinë, duke reflektuar ndikimin e çmimeve të larta të energjisë tek bizneset.

Shifrat e rishikuara treguan se shpenzimet e familjeve ishin 1.2% më të ulëta se në tremujorin e mëparshëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit