Home Sporti Gjimshiti: Nd...

Gjimshiti: Ndaj Moldavisë vetëm për 3 pikë, të bëjmë ëndrrën realitet

17
0

Kapiteni i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti doli në konferencën për shtyp në prag të duelit të nesërm ndaj Moldavisë, e vlefshme për kualifikueset “EURO 2024”. Ai është shprehur se synimi janë vetëm 3 pikët.

“Ka kujtime sidomos kur je në aeroplan dhe ke në dorë kualifikimin, ka qenë një ndjenjë e mirë dhe duhet ta përsërisim, janë shumë lojtarë që se kanë përjetuar, por do vijmë këtu dhe do japim gjithçka në fushë.

Brenda ekipit jemi të njëjtë, sa më afër presioni aq më shumë rritet, presioni dhe të ndihmon dhe nuk duhet të shqetësoj, duhet të ndihmojmë lojtarët që janë më të rinj, të gjithë e dinë që jemi shumë afër por s’duhet të harrojmë sa jemi mundur dhe të bëjmë ëndrrën realitet.

Ka për të qenë e vështirë siç kanë qenë të tjerat, jo vetëm si me moldavët. Deri në minutën e 60 kur Asani shënoi super golin në “Air Albania” nuk patëm shumë raste, e dimë vështirësinë në këtë garë dhe jemi përgatitur mjaft mirë. Ne kemi në mendje për 3 pikët dhe kështu do të jemi dhe nesër se nëse s’jemi ashtu kemi mundësinë për të gabuar më shumë”, deklaroi Gjimshiti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit