Home Aktualitet Gjykata e Str...

Gjykata e Strasburgut merr vendim për vrasjen e Aleks Nikës: Dy shkeljet e kryera nga shteti

40
0

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës, i cili humbi jetën në protestën e 21 janarit.

Gjykata ka dalë në përfundimin se ka dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes.

Në vendimin e argumentuar të Gjykatës Strasburgut, po ashtu thuhet se ka pasur shkelje të detyrimit procedural dhe të pjesës thelbësore të nenit 2 të Konventës, shkelje të dy aspekteve të së drejtës së jetës.

Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me 3 protestues të tjerë. Pas kalvarit të gjatë gjyqësor, familjarët e Nikës dërguan padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit