Home KRYESORE Gjykata Kusht...

Gjykata Kushtetuese legjitimon ”30 Qershorin”, Patozi: Fundi i pritshëm i një marrëzie politike

733
0

Gjykata Kushtetuese vendos që zgjedhjet loakle të 30 Qershorit të mbajtura në 2019, ku mori pjesë vetëm PS-ja pasi PD dhe LSI bojkotuan, janë legjitime.

Kryebashkiakët e PS-së do të vijojnë detyrën. Astrit Patozi e quan fund të pritshëm të një marrëzie politike. Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, thotë se ishte një aventurë e rrezikshme, e cila përfundoi me një kosto shumë të lartë për të gjithë opozitën.

”Një provë e tërthortë se sot nuk po kacafyten për parime apo për marrje përgjegjësish ndaj dëmeve serioze që i kanë shkaktuar kauzave opozitare, por thjesht dhe vetëm për pronësinë e Partisë Demokratike. Tani e kanë të mbyllur një herë e përgjithmonë atë shteg. Sepse e kanë të shkruar si në pllakë të varrit, se jo vetëm nuk mund ta përsërisin më atë eksperiment të çmendur, por as nuk mund të guxojnë ta çojnë atë nëpër mend”,-shkruan në facebook Patozi.

Postimi i plotë

Fundi i pritshëm i një marrëzie politike, konsumuar gjatë kohës kur “Foltorja” dhe vulëmbajtësit e partisë mendonin dhe vepronin njësoj. Një aventurë e rrezikshme, e cila përfundoi me një kosto shumë të lartë për të gjithë opozitën, por veçanërisht për Partinë Demokratike.

Do të habitesha shumë, nëse dikush nga palët ndërluftuese do të shprehte sot pendesë apo reflektim, pas vendimit të së vetmes gjykatë në Shqipëri, e cila, të paktën deri tani, nuk konsiderohet ende si e kapur nga pushteti. E cila në fakt, nuk ka bërë ndonjë gjë më shumë, se sa ka përkthyer fermanin e ashpër dhe të qartë të Komisionit të Venecias.

Një provë e tërthortë se sot nuk po kacafyten për parime apo për marrje përgjegjësish ndaj dëmeve serioze që i kanë shkaktuar kauzave opozitare, por thjesht dhe vetëm për pronësinë e Partisë Demokratike.

Tani e kanë të mbyllur një herë e përgjithmonë atë shteg. Sepse e kanë të shkruar si në pllakë të varrit, se jo vetëm nuk mund ta përsërisin më atë eksperiment të çmendur, por as nuk mund të guxojnë ta çojnë atë nëpër mend.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit