Home Aktualitet Gjykata vendo...

Gjykata vendos masën për tre të arrestuarit e fundit në Krujë

9
0

Gjykata e Krujës, ka vendosur masën për tre të arrestuarit e fundit në operacionin anti-kanabis në Fushë Krujë.

Mësohet se gjykata ka vendosur “arrest shtëpie” për Erald Kacelin, ndërsa ka lënë në burg Marsel Locin dhe Asllan Deliun.

Kujtojmë se ditën e djeshme është dhënë masa për 13 të arrestuarit e tjerë. Gjykata e Krujës vendosi “arrest shtëpie” për Muasit Vathin, Dashamir Deliun, Refik Kullajn, Sokol Kullajn dhe Xhavit Kullajn.

Lexo edhe: Operacioni anti-drogë në Fushë Krujë, jepen masat e sigurisë për 13 të arrestuarit

Ndërsa, Fetije Kullaj, dhe Erjon Deli janë lënë në burg.

Operacioni i koduar anti-kanabis “Agimi”, u reliziua në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë më 30 maj, nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me forcat Renea, FNSH-në e Tiranës, Fierit dhe DVP Durrës.

Nga kontrollet e kryera u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë kanabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit