Home KRYESORE Gjykatësja në...

Gjykatësja në Kolorado vendos në favor të kandidimit të ish-Presidentit Trump

31
0

Një gjykatëse në Kolorado i lejoi ish-Presidentit Donald Trump të vazhdojë kandidimin në zgjedhje në këtë shtet vitin e ardhshëm, duke refuzuar kështu një kërkesë për ta skualifikuar atë për shkak të veprimeve përpara 6 janarit 2021, kur Kapitoli u sulmua nga mbështetësit e tij.

Vendimi i dhënë nga Gjykatësja Sarah Wallace, që me siguri do të apelohet, është një fitore për zotin Trump, i cili po përballet me një seri sfidash kundër kandidimit të tij, bazuar tek një nen i Kushtetutës amerikane që ndalon marrjen e posteve federale nga persona që janë angazhuar në kryengritje apo rebelim.

Çështja në Kolorado ishte çelur nga një grup votuesish të ndihmuar nga organizata me seli në Uashington, “Qytetarët për përgjegjshmëri dhe etikë”. Kjo ishte padia e parë për të cilën merret vendim në gjyq dhe shërben si një test përpara se të shqyrtohen padi të tjera të ngjashme.

Avokatët e votuesve paditës u shprehën se ish-Presidenti Trump u angazhua në rebelim duke përhapur pretendime false për manipulim të gjerë zgjedhor, pas humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, si dhe duke thirrur mbështetësit në një tubim në Uashington dhe duke u bërë thirrje të marshonin drejt Kapitolit, ku Kongresi ishte mbledhur për të çertifikuar rezultatin e zgjedhjeve./VOA/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit