Home Aktualitet Gjyqtarja e “...

Gjyqtarja e “Tik-Tok”, Enkeleda Kapedani pranon shkeljen disiplinore! Ja vendimi që mori KLGJ ndaj saj

183
0

Gjyqtarja Enkelejda Kapedani, e cila u bë e njohur për publikimin e videove të saj në “Tik-Tok” teksa bënte sfilatë në zyrë, është pezulluar nga detyra me të drejtën për të marrë pagën minimale për një periudhë kohore për 6 muaj.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar këtë të hënë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Kapedani ka pranuar shkeljen e saj disiplinore, duke bashkëpunuar kështu me drejtësinë.

Kjo ka bërë që KLGJ të kërkojë marrëveshje me gjyqtaren, një kërkesë kjo që është pranuar dhe nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë.

Duke u nisur nga fakti se Kapedani pranoi shkeljen disiplinore, KLGJ vendosi një masë më të butë, pra atë të pezullimit nga detyra dhe marrjen e pagesës minimale për 6 muaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit