Home Aktualitet Gjyshja e aut...

Gjyshja e autorit që vrau një prej vëllezërve: Ata më drogonin vajzën, e shfrytëzonin për prostitucion

480
0

Gjyshja e autorit që qëlloi me thikë një prej vëllezërve në Elbasan duke i marrë jetën ndërsa tjetrin e plagosi, nuk shfaq pendesë për krimin e rëndë. Ajo thotë se vëllezërit i’a merrnin vajzën, motrën e autorit, e cila sot është 14-vjeç, e drogonin dhe e shfrytëzonin për prostitucion.

”Ka vrarë Mikelin dhe Florencin tha, shumë mirë ia ke bërë i thashë. Djali erdhi në shtëpi dhe nuk tha që ka bërë krim. Vëllezërit kanë dashur ta çonin për prostitutë, e shfrytëzonin vajzën si prostitutë në Elbasan.

Nuk vinte në shtëpi, e linin në rrugë se e drogonin. I thoja hajde, po e drogonin dhe prap me horrat rrinte. E kam denoncuar në polici ka 1 vit e gjysmë dhe nuk e kanë marrë për bazë. E kam denoncuar 100 herë. Vajza vinte e shqetësuar, ose nuk vinte fare, rrinte andej.

Jeta ka qenë me halle, herë me bukë, herë pa bukë. Vajza është në klasë të tetë këtë vit, e la shkollën fare. Djalit i lumshin duart, edhe policisë i thashë më jep armën sepse do ti vras të gjithë si familje”,-tha për ”Top Channel”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit