Home Aktualitet Goditja e të ...

Goditja e të dhënave, deputetët dorëzojnë telefonat para nisjes së Komisionit të Sigurisë

124
0

Deputetët e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, kërkojnë që të dijnë arsyet se pse mbrojtja kibernetike e Shqipërisë dështoi përballë sulmit të hakerave iranian.

Sot ishte Agjencia Kombëtare për Sigurinë e Informacionit që raportoi, ku drejtuesja e të cilit kërkoi mbylljen e dyerve për mediat, para se të tregonte të dhëna që tha se ishin sekret shtetëror. Kjo nuk e pengoi opozitën që të tregonte me gisht fajtorin e dështimit të mbrojtjes kibernetike.

Më shumë se sa frikë nga hakërimi i të dhënave, deputetët e Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare duke se ishin mosbesues ndaj njëri-tjetrit.

Për të evituar rrjedhjen e informacionit, kryetari Naço urdhëroi dorëzimin e telefonave. “Çdo gjë që është elektronike do të dorëzohet për veç atyre që janë brenda rregullave të sigurisë duke filluar nga celularët”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit