Home Bota Gratë ukraina...

Gratë ukrainase përgatisin bomba molotov kundër agresionit rus (VIDEO)

81
0

Populli i Ukrainës është i fortë dhe nuk dorëzohet lehtë para agresionit rus. Qyteti i Dnipros nuk është sulmuar ende nga forcat ushtarake ruse, por civilët janë të përgatitur për më të keqen.

Në një raport të bërë nga mediat ndërkombëtare, një grup grash nga Dnipro janë filmuar teksa përgatisin bomba Molotov me shishe birre.

“Askush nuk e ka menduar këtë, por ne kemi zgjedhur ta kalojmë kështu fundjavën tonë dhe ne mendojmë se kjo është një gjë shumë e rëndësishme që duhet të bëjmë”, u shpreh Arina, një mësuese që i është bashkuar nismës për të përgatitur bombat artizanale.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit