Home Aktualitet Greqia do t’i...

Greqia do t’i dhurojë Shqipërisë 20 mijë doza vaksina anti-covid

8
0

Greqia do të dhurojë 40 mijë doza vaksinash kundër Covid-19 për Shqipërinë, por edhe për Maqedoninë e Veriut.

Zëdhënësja e qeverisë, Aristotelia Peloni, saktësoi se 20 mijë doza do t’i dhurohen Shqipërisë dhe 20 mijë Maqedonisë së Veriut.

“Greqia, pas një konsultimi me Komisionin Evropian, do të ofrojë 20 mijë doza vaksinash për Shqipërinë dhe 20 mijë për Maqedoninë e Veriut”, tha Peloni.

Ajo nuk specifikoi se kur do të bëhen dërgesat e vaksinave, duke shtuar se më parë duhet të konsultohen me Komisionin Europian.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit