Home ShowBiz Hap kutinë e ...

Hap kutinë e Pandorës, Graciano vendos të hakmerret ndaj Romeos: Në këtë lojë digjet i thati dhe i njomi bashkë

1862
0

Mbrëmë në Prime, Graciano vendosi të hapë Kutinë e Pandorës duke japur më pas Zarfin e Bardhë dhe atë të Zi. Në zarfin e bardhë, banori i Big Brother VIP përfitoi një udhëtim çift.

Në zarfin e zi njoftohej se do të dërgonte në nominim tre persona. Graciano vendosi të hakmerret ndaj Romeos, duke e dërguar atë në nominim së bashku me mikun më të mirë, Elvisin (Lisi), dhe pëlqimin e tij, Heidin.

Votimi është i hapur për publikun, për banorin që duan të shpëtojnë. Romeo u nervozua pas këtij veprimi dhe e quajti Gracianon “burracak dhe të paftyrë”. Kjo zgjedhje u shoqërua me komente të shumta nga banorët. Lisi tha se e priste këtë veprim të Gracianos, ndërsa Heidi deklaroi të kundërtën.

Romeo ka reaguar ashpër ndaj Gracianos, i cili pas debateve të mëparshme zgjodhi ta dërgonte në nominim së bashku me dy persona tepër të afërt për të, Elvisin dhe Heidin.

Sipas Romeos, Graciano është një djal i keq, nuk është burrë dhe është shumë frikacak.

Ledioni: Romeo, shoh që po shtrëngon nofullat.

Elvisi: Jo nuk është e vërtetë sepse e dinte sepse ja thash para se Graciano të bënte nominimin.

Ledioni: Nuk është e vërtetë që po shtrëngon nofullat?

Elvisi: Nuk është e vëtetë që është i mërzitur.

Ledioni: Romeo po i shtrëngon nofullat?

Romeo: Po.

Romeo: I lumtur!

Ledioni: Si ndihesh?

Ledioni: Elvis? Si ndihesh ti?

Elvisi: Unë e dija. Më shumë se i lumtur. Sapo i thash Romeos që ne të dy. Sapo doja të thoja Heidi më tha ‘jo, jo, jo’.

Heidi: Unë faktikisht nuk e prisja sepse unë gjithmonë e kam… Nejse, nuk ka problem. Është e rëndësishme për mua që të kem një provë sepse unë kur flas dua të kem një provë. E vërtetove vet sot.

Graciano: Në këtë lojë digjet i thati dhe i njomi bashkë.

Romeo: Unë di të them vetëm një gjë. E di sa shpejt kalon koha këtu plako?

Graciano: E di, 14 ditë më ke lënë kohë ti mua. Këtu do jemi.

Romeo: E di sa shpejt kalon koha. Unë ty të uroj shumë fat. Je një djal i keq, nuk je burr dhe je shumë frikacak.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit