Home Bota I bënë një vi...

I bënë një video me imazhin e rremë të saj, Meloni kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim

85
0

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim pas publikimit online të videove pornografike me imazhin e rremë të saj. Meloni pritet të dëshmojë në një gjykatë në qytetin Sardinian të Sassarit më 2 korrik.

Një burrë 40-vje֛çar i cili mendohet se i ka krijuar videot, dhe babi i tij 73 vjeç, janë vënë nën hetim. Policia ka thënë se ka arritur t’i gjejë ata duke gjurmuar pajisjen celulare që është përdorur për postimin e videove.

Ata kanë përdorur Inteligjencën Artificiale, për të vendosur fytyrën e kryeministres italiane në trupin e një femre tjetër. Të dy këto persona po akuzohen për shpifje. Sipas ligjeve italiane, rastet e shpifjeve konsiderohen krim dhe dënohen me burgim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit