Home Aktualitet IKMT vijon ak...

IKMT vijon aksionin në Ksamil dhe Velipojë për ndërtimet pa leje

45
0

Fadroma dhe punonjës të IKMT kanë vijuar ditën e dytë të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilit në jug të vendit.

Ashtu si në ditën e parë aksioni ka vijuar normalisht pa shënuar incidente apo kundërshti nga banorët e zonës.

Në ditën e dytë aksioni i IKMT u përqëndrua në zona brenda lagjeve të Ksamilit, ku persona të ndryshëm kishin ngritur shtesa dhe objekte pranë banesave të tyre të ligjshme.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje ka vijuar edhe në plazhin e Velipojës, ndërsa pritet që në ditët në vijim ky aksion të shtrihet edhë në pjesa të tjera të bregdetit ku janë identifikuar ndërtime pa leje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit