Home Aktualitet Ilir Meta i d...

Ilir Meta i drejtohet mazhorancës dhe ambasadorëve: Jam Ilir Meta, u them atyre, o superbudallenj!

1216
0

Presidenti Ilir Meta ka folur sot me tone të ashpra dhe kërcënuese ndaj atyre, që sipas tij, po dhunojnë pluralizmin politik në Shqipëri.

“Ju thoni nëse 24 korriku është sot, por do të doja të ishte që dje! Nuk do të ketë asnjë brave shtesë në Presidencë, nuk do blindohet asgjë. Me 24 korrik do bëjmë një festë dhe aty është populli i 2 marsit.

Me këto falsifikimet e fundit është shumë i irrituar, por duhet të ruajmë vetëpërmbajtjen që është relative. Kur palët sillen normalisht, Presidenti sillet si danez. Kur kërcënohet rendi kushtetues, kur nxitet artificialisht një konflikt, dhe ju i dini kush i ka nxitur dhe tashmë filmi dhe teatri janë rrëzuar, sigurisht që Presidenti do jetë njësh me Kushtetutën, me interesin publik, kombëtar me pluralizmin politik.

Ta harrojnë ata që kanë menduar në mënyrë mafioze, gjithë ata rilindas vendas dhe ndërkombëtar, vendas mavi dhe blu, se do të varrosin de facto pluralizmin politik në Shqipëri dhe do dhunojnë popullin e Shqipërisë, do dëshpërohen pa fund. Do të marrin përgjigjen e merituar.

Për këtë ju jap fjalën. Jam Ilir Meta, u them atyre, o superbudallenj”, tha Meta.

Presidenti Meta në pritje të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka rritur dozat e sulmit ndaj kryeministrit Rama dhe mazhorancës, të cilët duan ta shkarkojnë si president.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit