Home ShowBiz Ilnisa dhe Me...

Ilnisa dhe Meritoni thyejnë vendimin dhe dalin në nominim kokë më kokë?

2041
0

Pas një konfrontimi që Meritoni ka pasur me Egla Cenon, ka ndërhyrë edhe Ilnisa. Gjatë debatit, Meritoni i ka sugjeruar Ilnisës të qëndrojë mënjanë nga konfliktet e tilla, duke i përmendur se këto situata mund të përdoren kundër saj në të ardhmen, një koment që duket se e ka prekur Ilnisën. Por ata janë parë pranë njëri-tjetrit, pasi janë të dënuar që të mos rrinë bashkë, pasi do të dalin në nominim kokë më kokë. Nuk dihet sesi do ta gjykojë Vëllai i Madh veprimet e tyre që prej të shtunës në Prime kur u dha vendimi.

Ilnisa: Mua ti sot më vrave dhe më lëndove. Unë kam qenë gjithë ditën e mbyllur në vete.

Meritoni: Por jo sa u vrava unë. Po unë nuk kam qenë i lënduar?

Ilnisa: Se të më krahasosh historitë, më prek, se i kam dy fjalë edhe me të tjerët.

Meritoni: Mos u kthe tek situata, a ta kam thënë ndonjëherë pse nuk hyn në situatat e mia? A të kam thënë ndonjëherë unë që pse nuk ndërhyre për Loarin? Thjesht të dhashë një mendim.

Ilnisa: Si të guxoj unë pa guxuar ti. Mënyra krahasuese sot më lëndoi.

Meritoni: Thjesht po te them që kujdes se sot po ta përdorin. Kujdes nga njerëzi që afron se edhe ata ta përdorin. A ki besim tek unë?

Ilnisa: Si mendon ti?

Meritoni: Një ‘Po’ e madhe!

Ilnisa: A duhet të jetë e madhe patjetër kur unë jam me ty?

Meritoni: Ka një botëkuptim timin.

Ilnisa: Po unë sot jam e mërzitur, shumë e mërzitur se nuk kam folur.

Meritoni: Mendon ti që unë nuk jam i mërzitur? Edhe unë jam i mërzitur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit