Home Bota Imazhe të fri...

Imazhe të frikshme, çarja e tokës nga tërmetet. Gati 4 herë sa sipërfaqja e Shqipërisë

263
0

Kur bilanci i jetëve të humbura nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe në Siri ka shkuar në mbi 22 mijë, foto të frikshme po qarkullojnë në rrjet. Fjala është për një çarje të tokës me një gjatësi kilometrike, të shkaktuar nga tërmtet.

Orhan Tatar, drejtori i Përgjithshëm i Rrezikut dhe Reduktimit të Tërmeteve të AFAD, thotë se tërmetet kanë shkaktuar dëme në një sipërfaqe 110 mijë kilometra katrorë, gati 4 herë sa sipërfaqja e Shqipërisë.

Për të tërmetet e fundit kanë një mekanizëm formimi shumë më të ndryshëm nga tërmetet e shkuara, pasi dy tërmetet e fuqishme kanë ndodhur në një distancë kohore të vogël nga njëri-tjetri, i pari ishte 7,8 rihter, ndërsa i dyti 7,5 rihter.

Nga ana tjetër, Orhan nënvizon edhe se korja e tokës ka pësuar një deformim prej 3-4 metrash, në një distancë prej 400 kilometrash, në një thellësi prej afërisht 8 deri në 10 kilometrash. Për të tërmet e fundit në Turqi kanë qenë ndër më të fuqishmit që kanë rënë në tokë jo në det.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit