Home Kronike Inceneratorët...

Inceneratorët, Braimllari: Skemë që ka vënë instuticionet në funksion të evazionit fiskal

41
0

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari thotë se afera e incerenatorëve është një skemë që ka vënë institucionet shtetërore, në funksion të evazionit fiskal. “Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk janë mjaftuar vetëm me abuzimim në proçederuat e ndërtimi të inceneratorëve, por kanë thelluar më tej këtë skemë korruptive duke vënë instuticionet shtetore në funksion të evazionit fiskal, duke përdorur identitete të të moshuarëve apo persona të cilët kanë ndërruar jetë, skemë kjo që i ka kushtuar qytetarëve 189 milion dollarë”,-shkruan në facebook.

Postimi i plotë

Afera më e madhe korruptive në vend ajo e inceneratorëve, duhet të zbardhet sa më shpejt dhe të çojë para drejtësisë përgjegjësit e vërtetë. Kokat e kësaj afere ndodhen në kryeministri dhe në bashkinë e Tiranës. Asnjë ngjarje nuk mund të tërheq vemendjen nga kjo çështje e cila për nga përmasat ka hyrë në histori.

Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk janë mjaftuar vetëm me abuzimim në proçederuat e ndërtimi të inceneratorëve, por kanë thelluar më tej këtë skemë korruptive duke vënë instuticionet shtetore në funksion të evazionit fiskal, duke përdorur identitete të të moshuarëve apo persona të cilët kanë ndërruar jetë, skemë kjo që i ka kushtuar qytetarëve 189 milion dollarë.

Qytetarët paguajnë çdo ditë 80.000 dollarë për inceneratorët që nuk funksionojnë. SPAK duhet të thelloje hetimet të shkoj tek përgjegjësit e vërtetë të kësaj afere. Kontributi i jashtezakonshem i LSI per te votuar reformen ne drejtesi me 140 vota u be pikerisht qe qytetaret te merrnin drejtesi dhe ne te kishim nje sistem te pavarur drejtesie, jo nje sistem qe dirigjohet nga dyshja Rama-Veliaj. Koha nuk pret, qytetarët duan drejtësi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit