Home Aktualitet Integrimi në ...

Integrimi në BE, Këlliçi: Gënjeshtër se jemi peng i Bullgarisë

76
0

As këtë herë BE nuk dha ndonjë sinjal për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, thotë se është hera e tetë që kryeministri Edi Rama dështon për hapjen e negociatave.

”Jemi në fazën që për herë të tetë dështon. I vetmi lajm që është prodhuar nga samiti në Slloveni është se Edi Rama qeshi me Kryeministrin e Luksenburgut, dhe kur u takua me Kryeministrin e Hollandës të dy ishin se kush të kalonte i pari. Nuk ka asnjë lajm për negociatat”.

Për të deklarata e Ramës se Shqipëria është peng e vetos së Bullgarisë, është një gënjeshtër pasi proceset e negociatave janë të ndara për Maqedoninë e Veriut dhe për vendin tonë.

”Ka një hipokrizi shumë të madhe në procesin e negociatave në raport me Shqipërinë. Edi Rama thotë që ne jemi peng i vetos së Bullgarisë dhe kjo është një gënjeshtër. Ky proces është i ndarë dhe nuk ka asnjë arsye se përse të pengohet Shqipëria. Nëse qeveria shqiptare do të kishte bërë detyrat e shtëpisë reformat do të ishin të vërteta. Ne kemi reforma fasadë sa për sy e faqe dhe gënjejmë dhe opinionin publik dhe jemi në krizë të thellë ekonomik”,-tha në ”Ora News”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit