Home Rajoni Integrimi në ...

Integrimi në NATO dhe BE, deputetët belgë mbështesin Kosovën. Takim me Kurtin

41
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti priti në takim një delegacionin përfaqësues të Parlamentit Federal të Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, të kryesuar nga deputeti, Theo Francken.

Temat që u diskutuan në këtë takim ishin prezenca e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë e NATO-s, bashkëpunimi bilateral ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Belgjikës dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se deputetët belg konfirmuan mbështetjen e Belgjikës ndaj Kosovës sidomos në proceset integruese në mekanizmat e BE-së dhe NATO-s.

Kryeministri Kurti falënderoi delegacionin belg për vizitën dhe mbështetjen e tyre dhënë Kosovës dhe të shtetit belg që në vazhdimësi ka përkrahur vendin dhe shtetin tonë në gjitha fazat e shtetndërtimin dhe zhvillimit. Ai i njoftoi ata me punën e institucioneve, arritjet e qeverisjes, përparimin demokratik, ekonomik dhe në sundim të ligjit, si dhe vëmendjen që qeveria i ka dhënë fushës së mbrojtjes dhe mekanizmave të sigurisë përmes ndarjeve buxhetore në dy vitet e fundit.

“Në takim gjithashtu u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, veçanërisht në katër komunat në veri dhe për dakordimin e arritur në fillim të kësaj javë për hapat drejt depërshkallëzimit të plotë të situatës atje”, citohet në komunikatë Kurti. Deputetët belgë gjatë ditës kanë takuar takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe disa deputetë. /Kosovapress/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit