Home Sporti Interi fiton ...

Interi fiton në “frymën e fundit” ndaj Torinos, vendos një “perlë” e Brozovic (VIDEO)

136
0

Interi vuan shumë, por arrin të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Torinos. Skuadra e Inzaghit mori një sukses 1-0 në shtëpi.

Edhe pse mbështetja e tifozërisë ishte e shumtë, skuadra e Inzaghit luan keq dhe krijon shumë pak përpara. Në krahun tjetër Torino ishte në disa raste shumë e rrezikshme, por portieri Handanovic ishte në një mbrëmje fantastike.

Në fundin e ndeshjes kur dukej se gjithçka po shkonte drejt barazimit, do të vinte goli i avantazhit për Interin. Barella jep një pasim fantastik në zonë për Brozovic, i cili me një prekje të lehtë e dërgoi në kuadratin e portës. Interi me këtë fitore ngjitet në kuotën e 12 pikëve, në vendin e tretë. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit