Home Aktualitet INTERPOL zbar...

INTERPOL zbarkon në Tiranë me 200 policë, 20 mln lekë të reja për organizimin. Shihet me urgjencë pakti për imunitetin

220
0

Në datat 11, 12 dhe 13 qershor në Tiranë, do të mbahet konferenca e 51-të Rajonale Europiane e INTERPOL. Delegacionet që vijnë nga të gjitha vendet anëtare të organizatës ndërkombëtare pritet të shkojnë në gati 200 persona. Konferenca do të mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe pjesëmarrës do të jenë drejtues të përgjithshëm të INTEPOL dhe zëvendës të tyre. Ftesa nga autoritetet shqiptare është bërë edhe për ministra, të cilët mendohet se do të udhëtojnë drejt Tiranës në 3 ditët e punimeve të konferencës.

Kuvendi i Shqipërisë do të kalojë me procedurë të përshpejtuar, seancën e 16 majit, marrëveshjen e Shqipërisë dhe INTERPOL, mbi privilegjet dhe imunitetet e delegacioneve pjesëmarrëse. Në këtë marrëveshje thuhet se vendi organizator ka detyrë ruajtjen e sigurisë së delegacioneve dhe dhënien e privilegjeve për aq kohë sa janë të pranishëm dhe për këtë ngarkohet Policia e Shtetit. Përfaqësuesit e ICPO-INTERPOL-i do të kenë të njëjtat privilegje dhe imunitete që zakonisht u jepen organizatave ndërkombëtare, imunitet nga procesi ligjor dhe nga ekzekutimi i procesit ligjor në çështje civile, administrative dhe penale.

Sfidë mbetet lufta kundër trafikimit të drogës, krimi ekonomik, kibernetik e më gjerë. Të gjitha shpenzimet për organizimin e kësaj konference do të mbulohen nga buxheti i Policisë së Shtetit dhe arrijnë vlerën e 20 milionë lekëve. Një vit më parë konferenca u mbajt në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ndërsa për disa muaj autoritetet shqiptare lobuan që konferenca e radhës të kryhet në Tiranë, ftesë që u pranua nga INTERPOL.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit