Home KRYESORE Intervistë me...

Intervistë me Adriana Sokolin, zv/presidente për pasuritë e paluajtshme BALFIN Group

79
0

Vlora Marina Rezidences dhe Marriot sjellin turizmin elitar në Vlorë, si pjesë e projektit “Vlora Marina”-

Një koncept tërësisht i ri pritet të zbatohet si pjesë e projektit “Vlora Marina”, duke e sjellë në një tjetër nivel turizmin elitar në Shqipëri. Hyrja e Marriott International, një prej linjave të menaxhimit të hoteleve ndër më të mëdha në botë do ta vendosë qytetin bregdetar në listën e zonave elitare globale, duke i dhënë një tjetër vlerë turizmit në vend.

Ndërtimi i Vlora Marriott Hotel dhe i apartamenteve të branduara do të jetë unik për të gjithë rajonin, duke pasur garancinë e Marriott që në projektim, ndjekje, zbatim, mobilim dhe ajo që është më e rëndësishmja më vonë, në ofrimin e shërbimeve për klientelën e tyre.

Vlora Marina Residences dhe Marriott International nënshkruan së fundmi marrëveshjen që i hap rrugën hotelit me 5 yje të certifikuar ndërkombëtarisht në Vlora Marina. Investimi mbi 100 milionë euro parashikon ngritjen dhe menaxhimin e hotelit Vlora Marriott Hotel si dhe prezantimin e një koncepti të ri për Shqipërinë dhe rajonin që janë apartamentet e branduara.

Hoteli i ri do të vendoset në zemër të Vlorës dhe do të jetë pjesë e investimit në Vlora Marina, projektit urban miks, i cili përfshin një marinë të klasit botëror me 438 vende për ankorim të jahteve dhe mega-jahteve, apartamente Premium me pamje nga deti, njësi shërbimi dhe zona argëtimi.

“Marrëveshja me Marriott International shënon një fillim të rëndësishëm për Vlorën dhe për standardet më të larta që Shqipëria po përvetëson në fushën e turizmit dhe mikpritjes. Si hoteli me 150 dhoma ashtu edhe apartamentet e brandura do të manaxhohen nën të njëjtën strehë nga i njëjti ekip Marriott, duke garantuar cilësinë dhe standardet më të larta ndërkombëtare”, tha Ardiana Sokoli, zv presidente e Pasurive të Paluajtshme, BALFIN Group”.

Ky është një koncept i ri si në Shqipëri ashtu edhe në rajon dhe për më tepër një risi globale.

55000 apartamente janë të branduara në botë, sipas informacionit më të fundit për vitin 2022 dhe Marriott International ka qenë një pionier në botë në zbatimin e këtij koncepti.

Znj. Sokoli, keni nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me një nga brandet më të mëdhenj në botë sa i takon hotelerisë, rrjetin Marriott. Çfarë po synoni të sillni në Shqipëri sa i takon industrisë së hospitality?

Jemi shumë entuziastë dhe mbi të gjitha krenar për faktin që nisim një rrugë komplet të re sa i takon standardeve që po tentojmë të implementojmë në hospitality dhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. E nisëm me këtë partneritet të jashtëzakoshëm, me rrjetin e njohur të brandit prestigjioz të hoteleve Marriott, për të vijuar më pas me të tjerë të cilët do të jenë prezent në resortet që ne zhvillojmë, siç janë 3 brande shumë të njohur që do të jenë pjesë e Green Coast.

Synimi ynë është të jemi promotor të standardeve të larta, me të gjitha kërkesat që koha na imponon në të gjithë rajonin dhe si pjesë e Mesdheut po ashtu. Vlora Marina Residences është e para në vendin tonë që sjell konceptin krejt të ri të apartamenteve të branduara dhe risi të tilla janë ato çfarë ne duam të kemi dhe të promovojmë në Shqipëri.

Çfarë përfshihet në investimin prej 100 mln euro?

Investimi prej 100 milion eurosh, parashikon ngritjen dhe menaxhimin e hotelit dhe prezantimin e një koncepti të ri për Shqipërinë dhe rajonin, apartamentet e branduara. Ky është një investim që do të ndikojë në të gjithë qytetin, pasi me implementimin e koncepteve inovative në arkitekturë dhe shërbime, vjen natyrshëm transformimi i ofertës së Vlorës si destinacion turistik. Natyrshëm presim një nxitje të lartë të ekonomisë vendase dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ne besojmë plotësisht se Vlora do të kthehet në një nga qytetet më të rëndësishme në Mesdhe dhe pararoja e ekonomisë blu shqiptare. Ne duhet thjesht të sigurohemi që turistët të marrin të gjitha shërbimet e standardit më të lartë për ta shijuar qëndrimin e tyre. Vlora Marriott Hotel do e ofrojë këtë.

Çdo të thotë koncepti i apartamenteve të branduara, si funksionojnë?

Nuk ka një definicion të vetëm për këtë industri, por në thelb, një apartament i branduar është një pronë rezidenciale e disponueshme për blerje në tregun e hapur, që është e lidhur, zakonisht nga projektimi dhe shërbimet me një brand të njohur. Në këtë rast tek Vlora Marina ky shërbim apo eksperiencë e re vjen nën emrin e Marriott, me Vlora Marriott Hotel.

Ky koncept i ri plotëson kërkesat e atyre që preferojnë të kalojnë qëndrimin e tyre në një apartament luksoz pa munguar cilësia e shërbimeve që ofron një hotel me 5 yje.

Lidhja me brandin garanton një nivel të lartë shërbimi dhe zakonisht një ofertë të jashtëzakonshme shërbimesh. Blerësit e apartamenteve të tilla nuk janë të vetmit përfitues. Ka avantazhe të rëndësishme edhe për zhvilluesit dhe për vetë brandin.

Ajo që e dallon këtë koncept të ri në hospitality janë shërbimet e ofruara dhe këtu ne jemi zotuar për të vendosur standarde të përsososura në industrinë e hospitality.

Si pritet të ndikojë në cilësinë e turistëve që do të zgjedhin Shqipërinë emri tashmë i branduar Vlora Marriott Hotel?

Nuk kemi asnjë dyshim se hoteli me standardet më të larta Vlora Marina Marriot me 150 dhoma si dhe apartamentet e brandura, do të jenë atraksioni më i ri dhe i preferuar në rajon dhe më gjerë. Ne po shohin përditë një kërkesë të lartë në këtë industri si të atyre që duan të investojnë po aq sa edhe nga ata që duan të përfitojnë këto shërbime. Janë investime strategjike të cilat e ndryshojnë tërësisht zonën dhe Vlora do të jetë ajo që do të përfitojë maksimalisht prej turistëve të shtuar dhe cilësisë së tyre, pasi këtu po flasim për standarde të turizmit elitar.

Çfarë potenciali ka Vlora për të zhvilluar turizmin elitar dhe si ndikon projekti në këtë drejtim?

Vlora ka mrekulli natyrore unike, ka vlera historike, ka një gji të pakrahasueshëm në rajon, ku gjysma e gjirit është në një park natyror. Është në një pozicion të favorshëm, në kuptimin e lidhjes së Shqipërisë, të të gjitha nyjeve me atë që ne e quajmë riverën shqiptare. Ka shumë vende të bukura në botë dhe çështja është nëse ju jeni në gjendje ta ofroni potencial dhe a jeni në gjendje të argëtoni ata klientë që keni. Dhe pikërisht këtu është ngërçi në Shqipëri, pasi vendi i bukur aty është dhe këtu nuk ka asnjë meritë të madhe, as biznesi, as qeveria, as askush. Ideja është që secili prej nesh, në rastin konkret ne Vlora Marina Residences së bashku me Marriot të zbatojnë standardet e turizmit të nivelit të lartë.

Ne do të mund të ofrojmë këtë lloj potenciali të madh, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh. Syojmë që të kalojmë në një stad tjetër, një lloj tjetër klientele, një klientelë që kur vjen në Shqipëri dhe kënaqet, e përsërit udhëtimin. Kjo quhet “word of mouth” që është marketingu më i mirë. Sepse pa marrë parasysh se çfarë bëni, marketingu më i mirë është kur njerëzit flasin. Pra, nëse mbeten të kënaqur, “Word of mouth ” i tyre si për Shqipërinë ashtu edhe për projektin është një vlerë e shtuar.

Sigurisht që prezenca e markave si Marriott dhe jo vetëm, sjell standarde. Ndonëse marrëveshjen e kemi nënshkruar së fundmi, puna ka nisur shumë më herët, që me konceptimin bazuar në standardin dhe garancinë e respektimit të tij, që ne si partnerë e kemi prioritet kryesor. Marriott është pjesë e miratimit, ndjekjes së zbatimit të projektit si dhe certifikimit të standardit.

Çfarë risish sjell ky bashkëpunim mes Marriot dhe Vlora Marina Residences në Shqipëri?

Ajo që e bën të veçantë marrëveshjen me Marriott është pikërisht futja e apartamenteve të branduara. Ky është një koncept i ri si në Shqipëri ashtu edhe në rajon dhe për më tepër një risi globale. 55000 apartamente janë të markuara në botë, sipas informacionit më të fundit që kam për vitin 2022. Marriot është pionier këtij koncepti, i cili lindi, “Katër stinët” (Four seasons), një nga markat e Marriott. Në totalin e këtij portofoli në botë, Marriott zotëron sot mbi 32% të rezidencave të branduara.

Këto apartamente, ashtu si dhe dhe hoteli, kanë markën si ombrellë që në projektim, ndjekje, zbatim, mobilim dhe ajo që është më e rëndësishmja më vonë në ofrimin e shërbimeve për klientelën e tyre.

Çfarë duhet bërë për të nxitur potencialin e turizmi elitar në vend?

Shqipëria duhet të shkojë drejt turizmit elitar. Kjo mund të arrihet vetëm nëse ne jemi në gjendje të ofrojmë shërbimin. Duhet të punojmë me të gjithë aktorët kryesorë (stakeholders), që nga qeveria që ndikon në infrastrukturë dhe në edukimin në shkollat profesionale dhe në fund është biznesi që duhet të punojë drejt këtij koncepti./monitor/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit