Home Aktualitet Ish-ministri ...

Ish-ministri Manjani thirrje Ramës: Nuk e ndal dot eksodin e mjekëve me bllokim diplomash

48
0

Ish-ministri i Drejtësisë dhe tashmë jurist, Ylli Manjani e quan antikushtetues ligjin e qeverisë për studentët e mjekësisë. Në emisionin Now në ”Euronews Albania”, ai u shpreh se ky ligj nuk përmbush dot as qëllimin për të cilin është hartuar që është ndalimi i eksodit të mjekësve.

“Ky ligj ngatërron dy gjëra të ndryshme, të drejtën kushtetuese për të studiuar dhe të drejtën për të punuar. Mund të marrësh një diploma në një profesion të caktuar dhe nuk punon asnjë ditë në atë profesion. Dhe e dyta, që të nisësh profesionin duhet të aplikosh të urdhri i mjekut gjë që nuk mund të bëhet pa një diplomë.

Nuk kanë zgjidhur as qëllimin themelor për të ndaluar eksodin e mjekëve, nuk e ndalojnë dot. Sikur 100 për qind të zgjedhin marrëveshjen, tarifa do jetë zero, me çfarë do t’i mbulojë shpenzimet shteti? E dyta, si e ndalon eksodin ti kur e ke mjek, kandidat për mjek, i jep edhe 6 vjet eksperiencë dhe ja jep Gjermanisë gati? A ndalohet eksodi me ligje apo me reforma?”,-tha Manjani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit