Home Aktualitet Ishte raportu...

Ishte raportuar si e zhdukur, gjendet trupi i pajetë i 48-vjeçares në Shkodër

239
0

Policia ka gjetur trupin e shtetases Shpresa Hasramaj e cila u denoncua e zhdukur nga bashkëshorti i saj në Malësi të Madhe ku deklaroi se ajo mund të ishte vetëhedhur nënjë humnerë.

Ndërsa sot, policia ka dalë me njoftimin zyrtar ku bëhet me dije se ishte gjetur trupi i pajetë i saj. Dyshimet paraprake janë se është vetëhedhur, por ndërsa nuk bëhen me dije ende motivet, dyshimet kanë vazhduar për të përcaktuar saktësisht shkakun e kësaj ngjarje të rëndë.

Njoftimi i Plotë:

Malësi e Madhe, Shkodër

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për kërkimet për shtetasen Sh. H., 48 vjeçe, që dyshohej se ishte vetëhedhur në një grykë (shpellë) në fshatin Meshqerraj, bëjmë me dije se mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, forcat e RENEA-s dhe të FNSH Shkodër, me mjete më të specializuara.

Në kushte shumë të vështira, shërbimet e Policisë kanë mundur të hyjnë në vendin ku dyshohej se ishte vetëhedhur shtetasja Sh. H. dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë dhe nxjerrjen e tij nga vendi ku ishte hedhur 48-vjeçarja.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit