Home Rajoni “Jemi shumicë...

“Jemi shumicë absolute”, Vuçiç flet pas fitores së zgjedhjeve: S’e njoh kurrë pavarësinë e Kosovës

32
0

Mes protestash e thirrjesh kundër tij, pavarësisht konfirmimit si fitues të zgjedhjeve të 17 dhjetorit, Aleksandër Vuçiç theu qetësinë e një jave të gjatë. Duke thirrur mediat për një konferencë të jashtëzakonshme, presidenti, sipas tij, i konfirmuar tashmë edhe si shumicë absolute, kërkoi të flasë qartë, së pari për Kosovën, më pas edhe për opozitën brenda vendit.

Për Kosovën e Albin Kurtin, përsëriti thjesht mesazhet e një viti: “Serbia nuk e njeh e nuk do ta njohë kurrë Kosovën”. Një thirrje, Vuçiç e pati edhe për opozitën brenda vendit të tij, prej një jave në protestë në zemër të Beogradit, për të cilën kërkohet ripërsëritje e zgjedhjeve.

Edhe në rast ripërsëritje, Vuçiç shprehet i bindur se do të fitojë përsëri shumicën absolute në parlament. Kjo ishte konferenca e fundit e Vuçiç për këtë vit, që e mbylli me urimin për një Vit të Ri, më të mbarë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit