Home Aktualitet Josep Borrell...

Josep Borrell kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit: Sulmet ruse ndaj centralit bërthamor duhen ndalur, mund të kenë pasoja katastrofike

131
0

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka kërkuar një takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB-së pas një sulmi ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës nga forcat ruse. Sipas tij, sulmet e kësaj natyre paralajmërojnë pasoja “katastrofike”.

Sulmet ruse në afërsi të drejtpërdrejtë të termocentraleve bërthamore të Ukrainës mund të kenë pasoja katastrofike. Ata duhet të ndalojnë menjëherë”, shkroi Borrell ditën e sotme.

Bombardimet dhe zjarri që rezultojnë në termocentralin (Zaporizhzhia) mund të rrezikojnë të gjithë Evropën,” shtoi ai.

Të premten, Inspektorati Rregullator Shtetëror Bërthamor i Ukrainës tha se forcat ruse kishin “pushtuar” termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia.

Sipas një deklarate të shpërndarë nga Energoatom, operatori i energjisë bërthamore i Ukrainës, përmes Telegramit të premten, stafi i uzinës vazhdon të punojë në njësitë e energjisë, “duke siguruar funksionimin e qëndrueshëm të objekteve bërthamore”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit