Home KRYESORE Jozefina Topa...

Jozefina Topalli: Nuk ka udhë tjetër për Berishën dhe opozitën, veçse përplasje me popull

1617
0

Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli ka dënuar vendimin e Gjykatës së Apelit që zhduku pluralizmin në vend, duke marrë peng vulën e Partisë Demokratike.

Ish-kryetarja e Kuvendit tha se sot iu dha goditja fatale e pluralizmit, ndërsa paralajmëroi se mund të ketë edhe përplasje mes njerëzve.

“Kjo është goditja më fatale ndaj pluralizmit, duke e vendosur në një udhëkryq të rrezikshëm, në të cilin nuk është ndodhur kurrë më përpara me një vendim gjyqësor. Në fakt është vendim politik, i pushtetit i marrë përmes drejtësisë. Tre gjyqtarët duhet të jenë fytyra te turpit para çdo qytetari që ka ndërgjegje politike dhe shoqërore. Duhet të kuptojmë që jemi në një moment shumë delikat. Duhet të marrim vendime aspak të thjeshta. Por për të arritur te këto vendime jo të thjeshta, të vështira që mund të çojnë edhe në përplasje të njerëzve (civile) duhet të punojmë që çdo qytetar të kuptojë se sa i rëndë ka qenë goditja brutale e marrë sot nga pushteti përmes asaj treshje gjyqtarësh. Duhet të bëjmë edhe një reflektim. Kjo që ka ndodhur jo vetëm ishte e paralajmëruar se ka qenë deklaratat e Ballës, mesazhet e ministres që vendosen për këtë që firmosen tre gjyqtarët”, u shpreh Topalli.

Vendimi i sotëm i Apelit, tha Topalli, është vazhdim i një projekti të nisur vite me parë me blerjen e Lulzim Bashës nga Edi Rama.

“Kjo që ka ndodhur sot është vazhdim i një projekti të filluar vite më parë, me blerjen e kryetarit të opozitës për 8 vite rresht, projekt që ka vazhduar me djegin e mandateve në Parlament, ka vazhduar me mos’hyrjen në zgjedhjet lokakle të Lulzim Bashës duke lënë PD-në pa përfaqësim në pushtetin lokal. Ky projekt ka vazhduar me lobimin për non gratan e Berishës, ka vazhduar me vendimin personal të Lulzim Bashës për ta përjashtuar liderin e PD, Sali Berisha nga grupi parlamentar. Proces që ka filluar vite më parë, sot ka përfunduar me një vendim të gjyqësorit se kush duhet të jetë në krye të opozitës. Po i japin vulën dhe emrin e PD njeriut të akuzuar nga CIA se është i blerë me rubla ruse”, tha Topalli.

Jozefina Topalli tha se duhet reagim i fortë që mund të çojë në përplasje të fortë me popull para kryeministrisë dhe në parlament.

Berishës dhe PD së tij nuk i ka mbetur rrugë tjetër, veçse përballje, pikërisht atë që i ka thënë me kohë Andi Bushati dhe Fatos Lubonja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit