Home Sporti Juventus nis ...

Juventus nis tratativat për transferimin e yllit të Atalantës, që u shënoi dy gola

37
0

Teun Koopmeiners do ta mbajë mend vizitën e fundit në Torino, pasi mund të jetë pikë fillimi i një karrierë te skuadra e Juventusit. Pas dy golave të shënuar në “Allianz Stadium”, skuadra torineze ka nisur negociatat me Atalantën.

26-vjeçari do të jetë nën urdhrat e Atalantës edhe për pak kohë, siç e di mirë Gasperini, i cili në fakt thotë: “Është i yni deri më 30 qershor, tani vlen rreth 60 milionë euro”.

Kostoja është e destinuar të rritet dhe mund të kemi “ankand”. “Zonja e Vjetër” e ka tashmë një plan: të ulë koston duke përfshirë Soulé në negociata.

Gjysmësulmuesi akrobatik do të kthehet në bazë në qershor, pas huazimit te Frosinone, i rivlerësuar falë sezonit, me një çmim që sot mund të luhatet nga 25 deri në 30 milionë euro. Argjentinasi është 20 vjeç, ka një të ardhme të ndritur përpara, të cilën Atalanta do ta shoqëronte me kënaqësi drejt pjekurisë së plotë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit