Home Aktualitet Kadilli: Unif...

Kadilli: Unifikimi i PD-së me një kryetar, ekip të ri dhe një vizion për të ardhmen

695
0

Ish-kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli ka parashtruar tre kërkesa që duhet të marrë PD në këtë krizë që e ka mbërthyer, si mënyra më e mirë për të shpëtuar partinë. “Unifikimi i PD-së me një kryetar, ekip të ri dhe një vizion të ri për të ardhmen”.

Postimi i plotë

Edi Paloka u shfaq i penduar dje, duke pranuar që kishte punuar për vjedhjen e votave për të rizgjedhur Lulzim Bashën si kryetar të partisë. Nuk dua të komentoj nisur nga fakti që unë jam viktimë direkte e vjedhjes së votave në PD. Nuk komentoj as rrëfimin e këtij mëkati të pafalshëm të Palokës. Dua të ngre tre kërkesa që nën dritën e deklaratës së Palokës janë më të domosdoshme se kurrë ëpr të ardhmen e PD-së:

1. Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen duke mundësuar që në PD të ketë garë për kryetarin. Vetëm fakti që solli Paloka është në vetvete detyrim që Basha të japë menjëherë dorëheqjen.

2. PD duhet të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si administrohet: duhet të krijohet një administratë partiake profesioniste, e paanshme në organizimin dhe administrimin e të gjitha aktiviteteve partiake përfshi zgjedhjet e brendshme.

3. PD ka nevojë të ndërrojë urgjentisht jo vetëm kryetarin, por edhe elitën e saj drejtuese. Shumë drejtues të lartë, si mes atyre që mbështesin Bashën edhe atyre që mbështesin Berishën, janë kompremntuar rëndë dhe nuk mund të jenë pjesë e drejtimit të PD-së në të ardhmen.

Nëse këto tre kërkesa do të plotësohen, ato do të sjellin edhe një rezultat jetik për të ardhmen: unifikimin e PD-së me një kryetar dhe ekip të ri drejtues dhe një vizion të ri për të ardhmen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit