Home Bota Kamala Harris...

Kamala Harris merr pushtetin presidencial në SHBA

167
0

Zv/presidentja e SHBA-së, Kamala Harris, do të bëhet gruaja e parë që do të marrë përkohësisht kompetencat presidenciale, pasi Joe Biden i nënshtrohet kontrollit të tij vjetor shëndetësor.

Presidenti Biden do t’ia transferojë pushtetin zonjës Harris për periudhën në të cilën ai do të vendoset nën anestezi për një kolonoskopi rutinë të premten. Kontrolli mjekësor do të jetë i pari i zotit Biden si president dhe do të bëhet në prag të ditëlindjes së tij të 79-të.

Harris do të marrë përkohësisht kontrollin e ushtrisë amerikane dhe armëve bërthamore. “Zëvendëspresidentja do të punojë nga zyra e saj në krahun perëndimor gjatë kësaj kohe”, tha në një deklaratë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit