Home Sporti Kampionatet k...

Kampionatet kryesore nisin më shpejt këtë verë, ja datat

239
0

Kampionatet kryesore në Europë të futbollit do të nisin më shpejt gjatë kësaj vere për shkak të Kupës së Botës (në periudhën nëntor-dhjetor). Kjo ndikon drejtpërdrejtë edhe në nisjen dhe zhvillimin e kampionateve, pasi do të kenë pak kohë në dispozicion për të rekuperuar energjitë, pasi rikthimi në fushën blertë do të jetë i shpejtë.

Kampionati anglez, Premier League do të “luajë” topin e parë për sezonin e ri më 6 gusht dhe do të mbyllet më 28 maj 2023. Në Francë, sezoni i ri do të fillojë gjithashtu më 6 gusht dhe është parashikuar të mbyllet më 3 qershor 2023.

Kampionati spanjoll, La Liga do të nis më 12 gusht, ndërsa nuk ka një datë fikse për mbylljen e sezonit të rregullt. Bundesliga do të “ndez” motorët më 5 gusht dhe do të përfundoi më 27 maj 2023. Në Itali, Serie A do të nis më 13 gusht.

E përbashkëta e të gjithë kampionateve është ndërprerja e tyre në fundjavën e dytë të nëntorit, më 13, për t’u bërë gati më pas për emocionet e Kupës së Botës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit