Home Aktualitet Kampione e Eu...

Kampione e Europës, Luiza Gega: Studiova konkurrentët dhe bëra një garë taktike

254
0

Kampionia më e re e Europës në atletikë në garën 3000 m me pengesa, është padyshim Luiza Gega nga Shqipëria, e cila ende i ruan emocionet e finales së një nate më parë. Ajo shprehet se ndihet shumë e lumtur për këtë arritje dhe shumë krenare që përfaqëson Shqipërinë.

“Ishte një emocion shumë i madh! Konkurrentët kryesorë ishin shumë të përgatitur dhe unë i kam studiuar dhe jam munduar që të bëj një garë taktike. Po ashtu gjatë gjithë kohës ndoqa këshillat e trajnerit. Më ndihmoi gjatë të gjitha xhirove për të arritur më shpejt se të tjerët atë vijën e finishit.

Është i rëndësishëm medalja dhe pozicioni! Ndihem shumë e lumtur dhe shumë e vlerësuar dhe jam shumë krenare që jam shqiptare dhe që përfaqësoj këtë komb! Mund t’i kemi gjërat më të vështira sesa shtete e zhvilluara, por gjithsesi dhe pse në vështirësi nëse e do vërtetë atë që bën dhe je i durueshëm mund t’ja dalësh! Jam shumë krenare.

Ka shtete që vijnë me 30 sportistë dhe nuk marrin medalje ari. Jam ndjerë shumë e vlerësuar dhe nga komentet e shteteve të huaja. Akoma i kam emocionet. Jam më mirë se kurrë më parë”,-tha për “Report Tv”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit