Home Aktualitet Kandidati Boç...

Kandidati Boçi: Në Elbasan pas 14 Majit, synojmë deri në 3 mijë vende të reja pune

39
0

Kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi tha se pas fitores më 14 maj, synimi është që të krijojë 2500-3000 vende të reja pune. Po ashtu Boçi u shpreh ndër të tjera se prej 16 vitesh në Elbasan nuk ka asnjë investitor të huaj të ri, por kanë mbetur vetëm me ata që janë të interesuar për zonën industriale.

“Bashkia duhet të behet tërheqëse e investimeve të huaja, prej 16 vjet Elbasani nuk ka asnjë investitor, të ri të huaj t ardhur në Elbasan. Kemi mbetur vetëm me ata që interesohen në zonën industriale dhe aspak nga ata që sjellin zhvillim global të bashkisë së Elbasanit.

Programin tonë kemi përcaktuar qartë që një nga synimet kryesore është krijimi i vendeve të punës, 2500-3000 vende pune, për të kontribuar sado pak. Me ikjen e qytetarëve Elbasani është bashkia nga e cila ikin forcat më të kualifikuara, njerëzit me arsim të lartë, duke futur edhe trendin e punësimit për shkak të afërsisë me Tiranën. Që nuk është trend kulturor, por ekonomik.

Në Tiranë, Durrës shkohet për të pasur një të ardhme ekonomike më të mirë. Prandaj ne duhet të investojmë në krijimin e një ambienti ekonomik që tërheq investimeve të huaja dhe krijon vende të reja pune për të rinjtë. Pa hequr dorë nga ofrimi i shërbimeve cilësore”, tha Boçi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit