Home Aktualitet Kanosi bashkë...

Kanosi bashkëshorten, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

20
0

Ditën e sotme, Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. K., 30 vjeç, i cili kanosi bashkëshorten e tij.

Bashkëshortja është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Ndërkohë, DVP Elbasan na njofton për disa ngjarje të tjera.

Njoftimi i DVP Elbasan:

DVP Elbasan/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin N. L., 27 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 28.02.2024, në bashkëpunim me shtetasin E. B. (i cili u arrestua dje), kanë vjedhur pajisje në banesën e shtetasit V. S..

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. K., 30 vjeç, pasi ka kanosur bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 32 vjeç, banues në Belsh, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. B., 42 vjeçe, banuese në Gramsh, pasi ka kallëzuar një 42-vjeçar, se shtetasja B. B. i ka marrë një shumë lekësh, nëpërmjet mashtrimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit:

M. K., banues në fshatin Sericë, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, në banesë, pa leje nga organet kompetente;

A. Gj., banues në fshatin Tregan, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

-Më datë 29.02.2024, në fshatin Dragostunjë, Librazhd, gjatë natës, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në ambientet e restorantit në pronësi të shtetasit N. G.. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit