Home Kosova Kaosi dhe dhu...

Kaosi dhe dhuna në Kuvend, deputeti shqiptar: Vuçiç më demokrat se opozita, por ka frikë nga e vërteta

174
0

Nëse në seancën plenare të së enjtes në Kosovë kishte kaos, në Serbi edhe u përleshën. Përleshja mes deputetëve erdhi teksa flitej për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës, dhe deputeti shqiptar Shuaip Kamberi thotë se situata tregon retorikën serbe të viteve ’90, që nuk do të njohë realitetin e Kosovës.

“Isha dëshmitar i një seance me përleshje fizike, por brengosëse është se në Serbi kemi retorikë të viteve 90. Nuk ka sens për domosdoshmërinë e pajtimin historik me Kosovën dhe për ta njohur realitetin atje. Opozita si ajo e djathtë dhe ajo proevropiane, ishte me tone të njëjta dhe të krijohet ideja se Vuçiç është më demokrat se ata. Seanca e djeshme ka kthyer Serbinë në kohën e Millosheviçit dhe andrallat e tyre se Kosova është pjesë e Serbisë. Asgjë të re, gjithçka në të kaluarën dhe retorikës së viteve ‘90”,-tha për “A2cnn”.

Për të Vuçiç ka frikë nga opozita dhe nuk ka guximin të flasë dhe t’u tregojë serbëve të vërtetën për Kosovën dhe krimet atje, apo që e vetmja mundësi e Serbisë janë të drejtat e serbëve në Kosovë. Kurse deklaratat për një dorëheqje të mundshme të Vuçiç, Kamberi i quan lojë politike brenda partisë së tij, që kanë vendosur të heshtin pavarësisht pëlqimit të planit franko-gjermam.

“Është një taktikë brenda partisë së tij dhe partnerët e koalicionit. Nuk është hera e parë që ofron dorëheqjen dhe kjo është një lojë politike për lojërat e brendshme. Duket sikur është i kënaqur me planin franko-gjerman por për momentin janë vendosur të heshtin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit