Home Sporti Karim Benzema...

Karim Benzema zgjidhet futbollisti më i mirë i Champions League

132
0

Për vëzhguesit teknik në UEFA, Karim Benzema është futbollisti më i mirë në Champions League për sezonin 2021/2022. Sulmuesi francez udhëhoqi skuadrën madrilene drejt trofeut të 14-t kampion në trofeun më të rëndësishëm për klube, për të pestin herë që kur ka ardhur në Madrid nga Lyoni.

Jo vetëm që ka kaluar shifrën e 10 golave brenda një edicioni në Champions, hera e parë në karrierë, por me 15 gola, është zgjedhur si golashënuesi më i mirë i kompeticionit.

10 nga këta golat janë shënuar në fazën më eliminim direkt, duke përfshirë dhe një tripletë kundër Paris Saint-Germain. Madje ylli francez nuk u ndal me kaq, pasi edhe ndaj Chelsea-t do të shënonte tri gola në Londër dhe më pas një gol në Spanjë për të eliminuar kampionët në fuqi.

Në gjysmëfinale realizoi tri gola kundër Manchester City-it. Edhe pse Benzema nuk arrti që të shënonte në finale, roli i tij te Real Madridi ka qenë mëse i dukshëm për të merituar çmimin si lojtari më i mirë i sezonit. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit