Home Aktualitet Këlliçi flet ...

Këlliçi flet në Sauk për posterin me gishtin e mesit

30
0

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka prezantuar programin e tij me 5 pika që sjellin ndryshimin, me banorët në zonën e Saukut. Kelliçi tha se korrupsioni në Bashki është një prej arsyeve kryesore pse qytetarët nuk kanë ujë dhe shkolla, apo shërbime të tjera bazike.

“Ka bërë shumë bujë një poster që unë kam nxjerrë, që kam folur për korrupsionin edhe i kam treguar gishtin e mesit korrupsionit. Janë shqetësuar, kanë qit “urdhër psikologu”, kanë qit “urdhër KQZ-je”, kanë bërë mbledhje te PS-ja, janë shqetësuar shumë për moral këta, pse ka qit Belindi gishtin e mesit, kujt? Korrupsionit! Për çfarë e kam bërë unë? Për të folur për korrupsionin, që s’flitet kurrë në media. Për të folur për Erion Velinë, që nuk flet njeri për korrupsionin e tij. Politikani më i korruptuar që mund të jetë në Ballkan. Dhe për të tërhequr vëmendjen për këtë çështje që nuk flet njeri”-u shpreh Këlliçi.

Belind Këlliçi foli edhe në Sauk për transportin publik falas, duke theksuar se ai do të jetë një shërbim nga i cili do të përfitojnë çdo ditë 200 mijë qytetarë të Tiranës.

“Kam dhënë një premtim për transportin publik falas. Fare e lehtë, fare e lehtë. 6.8% e buxhetit total të bashkisë, shkon për 200 mijë qytetarë në ditë. Dolën dhe thanë fillimisht, kjo është tallje. Në rregull! E provuan dy ditë, u ra kjo tezë. Dolën thanë nuk bëhet, nuk paska lekë. Po kur paska lekë për 430 milionë euro për incenerator fantazëm, nuk paska lekë për 200 mijë qytetarë të Tiranës. 16.5 milionë euro në vit, për t’i shërbyer qytetit? Problemi është se unë llogaritë i kam bërë fare thjeshtë: kam hyrë në këtë garë, dhe dua kur të dal nga jeta publike dhe politike, dua të dal me faqe të bardhë”-u shpreh kandidati i opozitës për bashkinë e kryeqytetit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit