Home Bota Kërcen dhe pi...

Kërcen dhe pi alkool/ Kryeministrja kapet ”mat” në një festë private. Shpërthejnë kritikat në rrjet (VIDEO)

933
0

Edhe pse është kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin nuk harron kurrë që krah postit, të shijojë jetën si të ishte një qytetare pa post politik, edhe pse me pasoja.

Asaj i ka ardhur radha të përballet me reagimet në rritje, pas një video që po qarkullon në rrjet prej të mërkurës, ku shfaqet duke kërcyer e duke pirë alkool në një festë private me miqtë.

Sanna Marin është kritikuar edhe një herë tjetër pasi ka kaluar gjithë natën duke festuar në kohën e masave anti-covid, gjë për të cilën Marin ka kërkuar falje.

Ajo u përgjigj duke mohuar të ketë marrë substance të paligjshme dhe tha se vetëm kishte konsumuar alkool dhe se kishte kërcyer në një mënyrë të zhurmshme.

“Kërceva, këndova dhe festova, gjëra që janë të ligjshme. Kurrë nuk kam qenë në një situatë ku kam parë apo kam qenë në dijeni që të tjerët po merrnin drogë. Unë kam një jetë familjare, kam një punë dhe kam kohë të lirë ta kaloj me miqtë e mi”, tha kryeministrja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit