Home ShowBiz Kërkoi që çif...

Kërkoi që çifti të bënin s*ks brenda shtëpisë në “BBV”, Zhaklina: Ishte provokim për Kiarën

399
0

Ish-opinionistja e “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari ka sqaruar së fundmi deklaratën që shkaktoi një zhurmë të madhe në rrjet në lidhje me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin ku i ‘sugjeroi’ të kryenin marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë së famshme.

Teksa ishte e ftuar në “E Diell”, gazetarja u shpreh se ishte e gjitha një provokim për Kiarën pas dinamikave që kishin ndodhur në shtëpi.

“Kur thashë se dua seks, nuk thashë se dua seks në TV. Ishte një provokim për shkak të dinamikave që kishin ndodhur. Për arrogancën që po tregonte Kiara pasi rihyri në shtëpi, të binte në grackë bëra këtë deklaratë.”– sqaroi ajo.

Më tej, Zhaku është pyetur gjithashtu nëse ka pasur ndonjë përplasje me moderatoren apo familjarët e saj, ajo u përgjigj:

“Jo, nuk kam pasur përplasje me të, por me familjarët e saj. Kanë pasur edhe me banorët e tjerë, për qëndrimet dhe opinionet që kanë dhënë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit