Home Aktualitet Komiteti Tekn...

Komiteti Teknik i Ekspertëve lejon muzikën në lokale deri në orën 23:00

7
0

Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka zyrtarizuar zgjerimin deri në orën 23:00 orarin e muzikës për lokalet në të gjithë territorin shqiptar. Për të tjerat, mbeten në fuqi masat e dhëna në datë 1 korrik.

Pronarët e bizneseve në Lungomare kanë pezulluar aktivitetin e tyre për 24 orët e ardhshme, pas protestave dhe përplasjeve me Policinë e Shtetit ditën e djeshme. Kujtojmë se ata kërkonin që orari i muzikës të shtyhet deri në 00:00, ndërsa kërkojnë që aktivitetin ta zhvillojnë deri në orën 02:00.

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, nënvizoi se ka një rritje të lehtë të rasteve mesatare pozitive, ndërkohë që numri i rasteve është rritur, duke mbetur gjithsesi në një raport 5 në 100 mijë banorë.

Ajo shtoi se ende nuk ka një zyrtarizim për praninë e variantit Delta në Shqipëri nga laboratorët ku po studiohen rastet e dyshimta. Situata në spitalin COVID 1 ku trajtohen të gjitha rastet e rënda, sipas ekspertëve mbetet e qetë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit