Home Aktualitet Kontratë ose ...

Kontratë ose tarifë e plotë, mjeku Sallabanda flet nga Spanja: 5 vjet janë shumë për studentët

32
0

Mjeku Kita Sallabanda i cili punon dhe jeton në Spanjë, thotë se politika me mjete shtrënguese, siç po ndodh me rastin e studentëve të mjekësisë, nuk është rruga e duhur për t’i dhënë fund fenomenit të largimit të mjekëve nga vendit. Për të detyrimi ndaj studentëve që të punojnë në Shqipëri për një periudhë 5 vjeçare është shumë. Mjeku thotë se duhet të ketë një politikbërje gjithëpërfshirëse.

“Në Shqipëri numri i mjekëve për 100 banorë është 2, Spanja e ka 6, BE më lart. Mund të përmirësohet ky ligj, unë mendoj se 5 vjet janë shumë, unë do e kisha mbajtur 2-3 vjet, dhe ky ligj duhet të ishte diskutuar shumë hapur me studentët, unë kam pasur komunikime me studentë dhe kam menduar që rruga nuk është vetëm masa shtrënguese, por edhe pedagogji.

Jemi në moment kritik, kjo është padyshim fakt. Duhet t’u krijojmë kushte mjekëve që punojmë, nga një krah që t’u kërkojmë që të plotësojnë kërkesat e vendit për shërbim shëndetësor dhe nga ana tjetër t’u plotësojmë edhe kërkesat e tyre për formim mjekësor për të ecur përpara në jetë, kështu që duhet të jetë një politikë e gërshetuar.

Kam pasur mesazhe nga studentë që thonë se e ndjejnë veten të papërgatitur kur dalin nga shkolla, pra duhet bërë një politikë e tërë, jo vetëm me masa shtrënguese, Izraeli ka të njëjtën problem të mjekëve, Australia ka marrë gjithashtu masa shtrënguese, Irlanda, dhe Gjermania, kjo e fundit po përdor metoda kufizuese, ky është një problem jo vetëm i Shqipërisë, në Spanja ka masa favorizuese, jo shtrënguese”, tha mjeku në A2 CNN.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit