Home Aktualitet Korpusi i Paq...

Korpusi i Paqes në Durrës, Yuri Kim: Në Shqipëri gjithnjë do të gjeni “bukë, kripë e zemër”

188
0

Këtë të dielë në mjediset e Manastirit të Shën Vlashit në Durrës, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim takoi pjesëtarët e Korpusit të Paqes të cilët ka pak ditë që kanë mbërritur në vendin tonë. Janë 19 vullnetarë të Korpusit të Paqes, prej të cilëve 12 do të punojnë në vendin tonë dhe 7 në Mal të Zi.

Kim përshëndeti vullnetarët, duke i cilësuar ata si pjesa më e mirë e popullit amerikan. Ajo tha se do të dëshironte shumë të ishte njëra ndër ta.

“Jam entuziaste për ju se do nisni rrugëtimin më emocionues të jetës suaj. Ky do jetë një rrugëtim ku ju do ndryshoni njëri tjetrin. Do largoheni prej këtij me kujtime, do largoheni me gjëra konkrete se ju do i sillni përfitim komuniteteve në të cilat do vendoseni.

Dua të falënderoj familjet mikpritëse që kanë hapur shtëpitë dhe zemrat e tyre për këta amerikanë. Dua t’iu them vullnetarëve, do iu uroja shumë fat, më duhet të shpreh se edhe jam pak xheloze për ju sepse ju jeni përmbushja ëndrrës sime.

Kur unë u bëra pjesë e trupit diplomatik, pjesë e Departamentit Amerikan të Shteti, kisha menduar se do kisha dashur unë të isha mikpritëse e vullnetarëve të Korpusit në një vend të caktuar”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit