FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksion blic në Kosovë, arrestohen 18 persona për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës arrestoi të mërkurën 18 persona nën dyshimet për armëmbajtje pa leje dhe konfiskoi një sasi armësh në disa zona të vendit.

Operacioni i arrestimeve pasoi hetimet disamuajshe dhe të gjithë të arrestuarve u është shqiptuar masa a ndalimit prej 48 orësh. “për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,thuhet në një njoftim të prokurorisë së shtetit.

Gjatë operacionit, sipas prokurorisë “janë sekuestruar deri më tani tridhjetë e shtatë revole, tetë armë gjuetie, tri pushkë automatike AK-47, dy armë gjysmë automatike, shtatë armë tjera të gjata, një pushkë ajrore, tetëmbëdhjetë (18) karikator, pjesë të ndryshme të armëve (tyta të revoleve), një sasi e madhe e fishekëve, rreth nëntë mijë (9,000) copë të kalibrave të ndryshëm. Po ashtu, janë sekuestruar para në vlerë prej rreth 10 mijë eurosh si dhe dy makina”

Swiss Digital Desktop Reklama

Armëmbajtja pa leje vazhdon të jetë shqetësim në Kosovës, sikurse edhe në pjesë tjera të Evropës Juglindore, duket edhe si trashëgimi i luftërave të viteve të 90-ta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në dhjetor të vitit të kaluar, ministria e Punëve të Brendshme në KOsovë filloi një fushatë gjashtëmuajshe për legalizimin e armëve të paligjshme. Vlerësimet edhe të organizatave ndërkombëtare flasin se në duart e qytetarëve të Kosovës mund të jenë rreth 260 mijë armë të tilla.

Ligjet në fuqi parashohin gjoba deri në 7 mijë e 500 euro ose dënime deri në pesë vjet heqje lirie për armëmbajtje pa leje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?