FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alarm për bombë në Prishtinë

Policia e Kosovës është vënë në alarm mëngjesin e së premtes, pas një alarmi për një mjet shpërthyes të vendosur në Prishtinë. Përmes një komunikate për shtyp, Policia e Kosovës njofton se ka marrë 3 thirrje telefonike për një mjet shpërthyes të vendosur pranë institucioneve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Pas kontrolleve të imtësishme në dy ndërtesat, Policia nuk gjeti asgjë të dyshimtë dhe arriti në përfundimin se alarmi për bombë ishte fals. Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personit që dha alarmin e rremë për bombë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?