FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestohet deputetja Albulena Haxhiu

 

Arrestohet deputetja Albulena Haxhiu. Mësohet se ajo është arrestuar rreth orës 10:30 minuta  në Prishtinë dhe po dërgohet në Prokurori.

“Sot u arrestua deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, teksa po shkonte në një tubim në Gjilan. Kjo qeveri kriminale, PDK-LDK-Srpska, po e përdor secilin mjet për ta shtypur opozitën ashtu që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veprimet e deputetëve të opozitës brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës janë në funksion të mbrojtjes së sovranitetit të shtetit. Opozita e bashkuar nuk do të ndalet deri në tërheqjen e marrëveshjeve të 25 dhe 26 gushtit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse Qeveria e Kosovës nuk guxon t’i tërheqë marrëveshjet, atëherë lë t’i hedhë në referendum, dhe le të vendos populli i Kosovës për to. Nëse as referendumin nuk guxon ta organizojë, atëherë duhet që sa më parë vendi të shkojë në zgjedhje” thuhet në një deklaratë të Lëvizja VETËVENDOSJE!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?