Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës: Paketa “antishpifje” në Shqipëri, rast i paprecedent në botën demokratike

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bashkohet thirrjes së gazetarëve dhe medieve shqiptare, organizatave të medias, të shoqërisë civile si dhe organizatave ndërkombëtare, të cilat kërkojnë nga qeveria shqiptare të tërheqë paketën ligjore ‘anti-shpifje’ që i është propozuar Kuvendit.

Me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për mediat audiovizuale dhe Ligjin për komunikimet elektronike, Autoriteti i Medieve Shqiptare (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Postare dhe Elektronike (AKEP) do të lejohen të bllokojnë menjëherë faqet e internetit të medieve, të vendosin gjoba të papërballueshme për gazetarët dhe penalizime të rënda deri në mbylljen e portaleve.

Edhe përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Mediave, Harlem Désir paralajmëroi se “gjobat e tilla mund të çojnë në mbylljen e mediave dhe të shihen si presion indirekt.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Thirrjes për tërheqjen e dy projektligjeve që kërcënojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave, i janë bashkuar edhe Federatat Evropiane dhe Ndërkombëtare të Gazetarëve (EFJ / IFJ). Sipas tyre propozimet nuk janë në përputhje me praktikat më të mira të vetë-rregullimit dhe do të kishin një ndikim negativ në lirinë e shprehjes në Shqipëri.” AGK vlerëson se këto dy drafte e censurojnë drejtpërdrejt median online dhe rrezikojnë seriozisht lirinë e shprehjes. E drejta e fjalës, në çdo vend demokratik trajtohet nga kodet e etikës dhe organet vetërregulluese të medias.z

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?