FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dëmi i madh që ju bë Kosovës nga një foto false

Nga Enver Robelli –

Kjo zonja jofisnike e pranoi se u shfaq në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe e terrorizoi opinionin me një fotografi filmash. Shefi i saj, i trembur si lepur që dështoi një sajesë e radhës e nëntokës, tha me gjakftohtësi mizore se duhet ta kalojmë këtë shqetësim «me besim». Me besim ndaj kujt? Besim ndaj mashtruesve ordinerë?

E tani? Tani t’i kthehemi përditshmërisë? Llafeve për arushën dhe fierin e njomë në malet e Kosovës? Ky terror psikik ndaj viktimave dhe ndaj opinionit nuk duhet të kalojë pa konsekuenca. Tregtarja e fotografive duhet të largohet menjëherë nga parlamenti. Partia e saj duhet t’i kërkojë falje opinionit. Shefi i kësaj partie të zhytur në moçal duhet të kërkojë falje dhe të mos vazhdojë talljen me opinion dhe keqpërdorimin e vuajtjes së viktimave për interesat e tij komerciale-politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosovës i është bërë një dëm i madh. Një dëm që me këso barbarie ndoshta vetëm propaganda serbe apo ruse do të ishte në gjendje t’ia bënte po të kishte mundësi. Ky dëm është atak edhe ndaj Kongresit Amerikan që para pak ditësh organizoi një dëshmi për krimet e Beogradit në Kosovë. Kjo poshtërsi nuk duhet të kalojë me dy llafe nga një gojë e ndyrë, nuk duhet të kalojë me deklarata bajate të pushtetarëve të papërgjegjshëm. Koha është për revoltë paqësore qytetare! Opozita duhet sa më shpejt ta rrëzojë këtë pushtet me mjete demokratike, me protesta, me çdo mjet të lejueshëm politik. Kur thotë F.B. se shefi i saj nuk ka qenë në dijeni, kuptojeni të kundërtën! Stop poshtërsisë!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?